Surprizat në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania vijojnë, ndërsa Prime i së shtunës pritet të sjellë një moment të veçantë për publikun. Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, do të futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur në kuadër të paralajmërimeve për Prime-n e radhës, i cili do të transmetohet të shtunën, më 6 shkurt, në orën 21:00, në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.
Luiz Ejlli mbetet një nga personazhet më të komentuar të historisë së Big Brother VIP, dhe rikthimi i tij pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës. Ende nuk është bërë e qartë roli i tij në këtë hyrje – nëse do të jetë pjesë aktive e lojës apo një surprizë e përkohshme për banorët.
