EKSKLUZIVE/ Këto janë oligarkët që gllabëruan paratë e shqiptarëve falë Ballukut e Gjylit

Marrë nga JOQ/ Si sot para 1 viti publikuam një investigim që nxirrte në dritë shifrat tronditëse të transaksioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), nën drejtimin e Gentian Gjyli, ndaj kompanive kontraktore të lidhura me projektet më të mëdha infrastrukturore në vend.

Sot, këto të dhëna rikujtohen për të kuptuar përmasën reale të shpërndarjes së parave publike dhe përqendrimin e tyre në një grusht kompanish të njëjta, të cilat prej vitesh dominojnë tenderat rrugorë.

Vetëm për 3 javët e para të janarit 2025, ARRSH disbursoi nga Buxheti i Shtetit mbi 167 miliardë lekë, shuma që përfunduan kryesisht tek kontraktorë të lidhur me projektet e Unazës së Jashtme të Tiranës, zgjerimin e akseve kombëtare dhe mirëmbajtjen me performancë.

Gjoka Konstruksion – Rrok Gjoka: 8.9 mld lekë (Unazë Jashtme Loti 6: 4.3+1.8, Fier–Patos–Fratar: 2.2, Cerenec–Peshkopi: 1.4+1)

ALB STAR – Sadik & Idajet Ismailaj: 10.1 mld (Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri + urat mbi lumin Tiranë: 1.3+4.5+4.3)

GECI – Ram Geci: 4.8 mld (Porto Romano–Durrës, Loti 3: 1+1.1+1.3+1.4)

A.N.K – Agim & Ndue Kola: 12.7 mld (Elbasan–Qafë Thanë: 1.4+1.7+1.2+1.1+1.5+2.4, Korçë–Ersekë Loti 2: 3.4)

MC Networking – Endri Meksi: 4.1 mld (Qendra Monitorimi Trafikut 200 km, faza 1, 2024)

ALB-BUILDING – Pëllumb Beta & Odhise Bresha: 10.5 mld (Mbikalimi TEG + Elbasan–Qafë Thanë: 2.2+2.3+6)

GPG Company – Paqsor Buzi: 6.7 mld (Unazë Jashtme Loti 5: 1+1.5+3.2, Berat–Ballaban Loti 1: 1.1)

4 AM – Bashkim Ulaj: 8.6 mld (Sheshi Shqiponja–Bulevardi Loti 2: 2.8+1.4+2.1, Elbasan–Qafë Thanë Faza II: 2.3)

GENER 2 – Bashkim Ulaj: 2.6 mld (Kardhiq–Delvinë, 2024–2025)

2T – Artan Sako & Dritan Troksi: 15.8 mld (Unazë Jashtme Loti 7: 2.7+6.6, Elbasan–Qafë Thanë Faza III: 1.6+2.6+2.3)

Salillari – Pëllumb Salillari: 11.1 mld (Sheshi Shqiponja–Lumi Tiranës: 3.3+3.1, Milot–Morinë + Aeroport Kukës: 1.3+1.2, kontrata D mirëmbajtje: 2.2)

RS&M – Nikolla Çaçi: 1.3 mld (sinjalistika horizontale, vertikale, pajisje sigurie, Loti 2, 2024)

ANTE Group – Dhjus Bushaj: 3.6 mld (Shkalla Tujanit: 1.4+2.2, 2024–2025)

Sot Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, janë nën hetim nga SPAK.