“Prapanicën tënde”/ Kuvendi ‘flakë’, replika të forta mes deputetëve të PS dhe Berishës

“Nuk u lodhe për atë prapanicë ti?”, ishin këto disa nga replikat e forta mes palëve në seanën e sotme në Kuvend.

Seanca e sotme plenare, 12 shkurt, nisi me debate të nxehta për çështje jashtë rendit të ditës. U miratua një shkresë për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do të shpaloset kundërshtia për akuzat ndaj tyre dhe “përbaltjes që po i bëhet imazhit të tyre dhe të Kosovës”.

Prej fjalorit jo të duhur të kryedemokratit Sali Berisha, seanca u pezullua përkohësisht.

“Ju që u tërbuat për një fjalë, që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe. Po sikur të thoja dollapët, çfarë do thonit ju, prapë do protestonit? Mos u bëni histerike. Po mbroni hajdutët. Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi, 20 shkurti do jetë fundi juaj. Ftoj qytetarët shqiptarë që tua hedhin në lanë këto imunitete hajduteve”, tha Berisha në Parlament.

Menjëherë pas rikthimit, fjalën e ka marrë deputetje PS, Sara Mila i cila fyeu në të njëjtën gjuhë Sali Berishën duke iu drejtuar me fjalët; ti vazhdon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde.”

“Si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde, të familjes tënde, të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti?”, tha ajo, ndërsa kryeparlamentari i tërhoqi vëmendjen për fjalorin.

Kryedemokrati Sali Berisha u rikthye dhe foli sërish në foltore.

“U tërbuat për një fjalë që ishte nga më të përzgjedhurat, po sikur të thoja dollapët, ç’a do thonit ju?”, iu drejtua ai kundërshtarëve politikë.

“20 shkurti është fundi juaj”, i paralajmëroi ai socialistët, referuar protestës së radhës të opozitës.

Ndërkohë deputetja Evis Kushi bëri thirrje që kolegët në sallë të distancohen nga gjuha fyese dhe seksiste sipas saj e kryedemokratit Sali Berisha.

“Nuk mund ta mbajmë këtë turp!”, u shpreh ajo.

Pas saj ka ishte ministrja Albana Koçiu ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk u dhunua apo lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë.

“Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak.Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre.
Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin”, tha ajo.