RROGA MESATARE ËSHTË 6000 EURO NË MUAJ, VENDI EVROPIAN QË PAGUAN MË SHUMË KËRKON PUNËTORË

Luxembourg vazhdon të kryesojë listën e vendeve me pagat më të larta në Europë, por pavarësisht nivelit të lartë të të ardhurave, po përballet me mungesë fuqie punëtore në disa sektorë kyç.

Paga mesatare vjetore në Luksemburg arrin në rreth 73,418 euro, që përkthehet në mbi 6000 euro në muaj – më shumë se dyfishi i asaj që marrin punonjësit në shumë vende të tjera të kontinentit.

Dukati i Madh në zemër të Europës është kthyer në një qendër të rëndësishme financiare dhe teknologjike, ku kompani të mëdha ndërkombëtare kanë hapur zyrat e tyre. Si pasojë, kërkesa për punëtorë është rritur ndjeshëm.

Profesionet më të kërkuara përfshijnë sektorët e:

  • bankave dhe financës
  • teknologjisë së informacionit (IT)
  • shëndetësisë
  • transportit
  • pasurive të paluajtshme

Në portalin europian të punësimit EURES publikohen mbi 2800 vende të lira pune, përfshirë edhe pozicione që nuk kërkojnë diplomë specifike.

Për shumë të rinj europianë, Luksemburgu mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për një karrierë me paga të larta dhe stabilitet ekonomik.

Shikoni më shumë në link