ALESIA BALLIU: PO TË FITOJ NË MUAJ 4 MIJË EURO, PADISKUTIM BURRI DUHET TË KETË 8 MIJË EURO, JA KËRKESAT E SAJ

Juristja Alesia Balliu ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga partneri dhe standardet që vendos në një marrëdhënie.

E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus, Balliu theksoi se investimi në vetvete dhe niveli i jetesës janë elementë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zgjedhjen e partnerit.

Sipas saj, për të shmangur “stonimin” në një raport, partneri duhet të ketë të paktën të njëjtin standard jetese, madje edhe më të lartë.

“Në qoftë se unë mund të fitoj katër në muaj, pa diskutim ai duhet të ketë tetë. Kam investuar shumë te vetja dhe kam një standard të caktuar. Nëse personi nuk ka të njëjtin standard me mua, ose të paktën të jemi në të njëjtin nivel, do të kemi probleme,” – u shpreh ajo.

Balliu shtoi se, sipas saj, mashkulli në një marrëdhënie duhet të jetë një suportues dhe ai që e çon raportin në një nivel më të lartë.

“Midis vërtetësisë dhe hipokrizisë, unë zgjedh të vërtetën. Kam disa kritere, si çdo vajzë që ka një standard të mirë. Standardi i tij duhet të jetë minimalisht sa dyfishi i standardit tim,” – përfundoi juristja.

Deklarata e saj ka ngjallur debat në rrjet, duke ndarë opinionin publik mes atyre që e konsiderojnë këtë si sinqeritet dhe atyre që e shohin si pritshmëri të tepruar.