10 vite në ishullin ushtarak më kanë mësuar më shumë se çdo libër historik, thotë Thanas Piro Tane, ish-mekanik dhe zëvendëskomandant baterie në Sazan nga 1967 deri në 1977.
Një ishull që për shumicën duket i vogël, por që fsheh tunele, repartet sekrete dhe mistere të pazbuluara.
“Përveç grykës së Xhehenemit dhe Shpellës së Pëllumbave, nuk ka ngelur gjë që nuk e kam parë. Akustika kishte pusin e vet me ujë, i vetmi i tillë,” rrëfen Tane, duke shpjeguar se çdo cep i ishullit kishte një funksion të fshehtë.
