“NUK MUNDET PA SHQIPTARET”! KËNGËTARI I FAMSHËM GREK MERR 30 INSTRUMENTISTË SHQIPTARË PËR KONCERTIN NË LONDËR: JANË MË TË MIRËT NË BOTË

Këngëtari i njohur grek Konstantinos Argiros është rikthyer në Tiranë për një arsye të veçantë. Ai po zhvillon provat për një nga koncertet më të rëndësishme të karrierës së tij, që do të mbahet në skenën prestigjioze të Royal Albert Hall në Londër.

Për këtë moment kyç, artisti ka zgjedhur të shoqërohet nga një orkestër shqiptare, duke marrë me vete rreth 30 instrumentistë shqiptarë që do të ngjiten në skenë në një nga sallat më të famshme të muzikës në botë.

Argiros e nisi bashkëpunimin me muzikantët shqiptarë gjatë koncertit të tij në Pallati i Kongreseve në janar të vitit të kaluar. Sipas tij, profesionalizmi dhe niveli i lartë artistik i instrumentistëve shqiptarë e bindën që për koncertin në Londër të mos zgjidhte asnjë skuadër tjetër.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në Tiranë. Vitin e kaluar mbajta një koncert në Pallatin e Kongreseve dhe kuptova që keni instrumentistë të shkëlqyer, ndër më të mirët në botë. Për këtë koncert kyç në Albert Hall nuk mund të zgjidhja një skuadër tjetër”, është shprehur këngëtari.

Koncerti në Londër konsiderohet një ëndërr e realizuar për artistin, i cili gëzon një popullaritet të madh edhe në Shqipëri. Ai ka paralajmëruar një repertor të veçantë për mbrëmjen në “Royal Albert Hall”, ndërsa pas kësaj performance do të nisë një tur ndërkombëtar.

Argiros nuk e përjashton mundësinë që edhe në koncertet e tjera jashtë vendit të vazhdojë të bashkëpunojë me instrumentistë shqiptarë, duke e kthyer këtë bashkëpunim në një urë të fortë kulturore mes dy vendeve.