Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Ja pse

Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë që Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar.

Sipas Ramës Osmani nuk ka lejuar që të dhunohet institucioni i Presidencës, ku hetuesit do të kërkonin ato që ata pretendojnë se janë krime kundër njerëzimit, lidhur me procesin që vijon ndaj ish-krerëve të UÇK.

“Nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurororët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës, se me demek edhe aty do kërkonin provat e ‘krimeve kundër njerëzimit’, që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për ‘krime kundër njerëzimit’.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe për nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama në fjalën e mbajtur në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës.

Lidhur me Gjykatën Speciale, kryeministri Rama theksoi që nuk bëhet fjalë vetëm idiotë, por për instrumenta të një gjykate që “është edhe më politike se sa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën”.