Deklarata e fundit e Nusret Pllanës ka ndezur debat të fortë në rrjet dhe në opinionin publik shqiptar.
Me tone të ashpra dhe kritika direkte, ai ka ngritur pyetje të forta mbi prioritetet e shqiptarëve, duke theksuar se për ndërtimin e xhamive mblidhen miliona brenda natës, ndërsa për librin dhe kulturën shqiptare mungon mbështetja më minimale.
Fjalët e tij janë konsideruar nga shumë si të rënda dhe provokuese, duke hapur një diskutim të nxehtë mbi raportin mes fesë, kulturës dhe identitetit kombëtar.
