DO SHKOJË NË SHBA PËR BORDIN E PAQES! BLENDI FEVZIU BEFASON, JA ÇFARË DO TI BËJË KRYEMINISTRI DONALD TRUMPIT QË DO HABITENI

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA për themelimin e Bordit të Paqes, duke theksuar se kjo është një lëvizje që lidhet më shumë me marrëdhëniet me Uashingtonin sesa me konsensusin europian.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu u shpreh se Shqipëria ka pasur edhe më parë qëndrime të rreshtuara krah SHBA-ve, edhe kur Europa ka qenë më e rezervuar.

“Nuk është hera e parë”

Fevziu solli në vëmendje vitin 2003 dhe të ashtuquajturin “Koalicion i Vullnetit”, kur Shqipëria mbështeti SHBA-të në Irak, pavarësisht hezitimeve të disa vendeve europiane.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria bën zgjedhje të tilla me SHBA edhe pa miratimin e Europës,” tha ai, duke nënvizuar se orientimi strategjik i Tiranës ka qenë historikisht pro-amerikan.

“I thoshte dot Rama jo, Trumpit?”

Në debat me moderatorin Ylli Rakipi, Fevziu ngriti pyetjen retorike nëse kryeministri shqiptar mund t’i refuzonte një ftesë presidentit amerikan.

“I thoshte dot Rama jo, Trumpit?”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se një refuzim i tillë do të ishte politikisht i vështirë.

Sipas Fevziut, pjesëmarrja në Bordin e Paqes është gjithashtu një mundësi për kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan.

“Është edhe mundësi për të takuar Trump. Rama po mendon batutën që do t’i thotë,” shtoi gazetari, në një koment me tone ironike.

Debati për Bordin e Paqes

Ndërkohë, ideja e Bordit të Paqes nuk është përqafuar me të njëjtin entuziazëm në disa kryeqytete europiane, çka ka nxitur debat edhe në Shqipëri për pozicionimin diplomatik të vendit.

Vizita e Ramës në Uashington pritet të shihet si një test i balancës mes partneritetit tradicional me SHBA-në dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian, në një moment të ndjeshëm gjeopolitik.

Në fund, siç u la të kuptohet në studio, përveç dimensionit diplomatik, vizita mbart edhe elementin simbolik të marrëdhënies personale mes liderëve.