ëllai i deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Hoti konsiderohej nga agjencitë ligjzbatuese si një nga organizatorët e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës mes Belgjikës, Dubait dhe Italisë. Ai dyshohet se kishte rol kyç në koordinimin e lëvizjes së ngarkesave të drogës, përfshirë një sasi prej 50 kilogramësh kokainë.
Hetimet dhe urdhër-arresti
Prokuroria belge kishte dokumentuar përfshirjen e 27-vjeçarit shqiptar në organizatën kriminale, ku ai vepronte në cilësinë e organizatorit. Sipas autoriteteve, ai udhëtonte shpesh me automjete të fuqishme nga Europa Veriore drejt Dubait për të menaxhuar aktivitetin e paligjshëm. Kthesa në hetime erdhi pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në portin e Antverpenit.
Pas këtij operacioni, Hoti humbi gjurmët, ndërsa në janar u shpall në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës, vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg.
Fshihej në një B&B në periferi të Romës
Markelian Hoti u lokalizua nga skuadra mobile e policisë italiane teksa qëndronte me partneren në një B&B në periferinë lindore të Romës. Sipas mediave italiane, ai nuk ishte regjistruar në sistemin “Alloggiati Ëeb”, duke rezultuar praktikisht i padukshëm për autoritetet. Pas konfirmimit të identitetit, 27-vjeçari u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.
Edhe bashkëshorti trafikant droge
Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i kandidates së PD në Lezhë Elda Hoti, u arrestuar në vitin 2016 në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Zonja Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike.

Në prill 2021, policia ka arrestuar edhe vëllain e deputetes së PD, Elda Hoti, Markelian Hoti, për kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje. Hoti ishte denoncuar për tentativë vrasje. Por, pas arrestimit duket se është liruar shumë shpejt.
Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale. Zonja Hoti i mohoi akuza.
