Si kurrë më parë, shpërthen ashpër Erion Braçe në Kuvend, paralajmëron se do dërgojë në prokurori institucionet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërthyer me tone të forta në foltoren e Kuvendit, duke paralajmëruar një hap të pazakontë: kallëzim penal ndaj institucioneve shtetërore që, sipas tij, kanë shkelur ligjin duke mos respektuar afatet dhe duke refuzuar dhënien e informacionit zyrtar.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, Braçe theksoi se Drejtoria e Tatimeve dhe institucione të tjera do të përballen me prokurorinë nëse vijojnë të injorojnë kërkesat ligjore.

“Ligji është i barabartë për të gjithë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se përplasja institucionale sapo ka nisur dhe se përgjegjësit do të mbajnë pasoja.

VIDEO KËTU