‘Mol*tovët nuk i organizon PD’ – Si Gjin Gjoni nxori bllof deklaratën e Berishës për inskenim nga policia

Mesditën e së premtes, ndërsa zhvillonte konferencën e përditshme gazetarët Sali Berisha u shpreh, mes të tjerash, se Partia që ai drejton nuk organizon molotovë, ato janë inskenime të policisë dhe nuk i ha askush.

“Molotovët nuk i organizon PD. Nëse shihni inskenimet që i përgatisin dhe i japin me foto. Nuk i ha kush. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve.”- u shpreh Berisha me sigurinë e përhershme, kur ka diçka për të fshehur.

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe protesta e mbrëmjes filloi, duke u përsëritur i njëjti skenar me të njëjtën regji.

Nga pamjet e siguruara nga gazeta TemA, siç shfaqet në foto dhe në video, në qendër të ‘grupit të zjarrit’, i cili përbëhet nga adoleshentë të keqpërdorur nga PD-ja, është deputeti i qarkut të Lezhës ish-gjyqtari, Gjin Gjoni.

Siç e tregojnë edhe pamjet, grupi përbëhet nga disa të rinj që gjatë protestave janë shfaqur të maskuar me kapuçë dhe duke përdorur çadra për të shmangur ekspozimin përpara kamerave, ndërkohë dje është qartësuar edhe se kush i organizon dhe i financon këta të rinj për të goditur institucionet dhe për të krijuar kaos në protestë.

Nuk e dime në i ka parë Sali Berisha këto pamje, por e sigurt është se ai sërish do thotë që i krijon media dhe nuk janë protestues të PD-së, port ë inskenuar nga policia./TemA