Ndërsa nga foltorja e protestës hidhej akuza se policia kishte hedhur gaz lotsjellës në xhami dhe po “dhunohej besimi”, dhëndrri i Sali Berisha, Abi Malltezi, zgjodhi një tjetër “pozicion shpirtëror”.
Ai u shfaq në majë të xhamisë, duke ndjekur zhvillimet nga lart, madje me buzëqeshje në fytyrë, në një moment kur turma poshtë fliste për cenim të shenjtërisë së objektit të kultit.
Teksa protestuesit flisnin për respekt ndaj faltoreve dhe besimtarëve, “besimtari” Malltezi e shijonte panoramën nga çatia, larg gazit dhe më afër spektaklit.
