Po luheshin minutat e fundit, kur gjyqtari u detyrua të ndërpresë ndeshjen. Shkak për këtë u bënë ofendimet në kor ndaj shqiptarëve nga tifozët e Vardarit.
Turpi vazhdoi edhe pas ndeshjes. Aty ku pamjet tregojnë se pati përplasje mes Policisë dhe stafit të Bashkimit.
Vardari synon rikthimin te titulli kampion, ndërsa aktualisht kryeson me 9 pikë më tepër se Struga dhe Shkëndija. Këto të fundit do të përballen nesër me Sileksin. /Panorama Sport/
Thirrjet ofenduese ndaj shqiptarëve: (VIDEO)
Përplasja me policinë pas ndeshjes: (VIDEO)
