Opozita ka intensifikuar aksionin e saj politik përmes një serie protestash kombëtare, duke e kushtëzuar normalitetin politik me krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Albana Vokshi tha se kjo është e vetmja rrugë, për t’i dhënë fund asaj që e cilëson si “krim elektoral” dhe korrupsion të niveleve të larta.
Vokshi deklaroi se protestat janë një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve, i bërë nga kryetari Sali Berisha. Ajo theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin “të manipuluara, të devijuara dhe të dhunuara”, duke mos përfaqësuar vullnetin real të qytetarëve.
Sipas saj, Partia Demokratike ka hetuar dhe raportuar për këto parregullsi, duke informuar edhe faktorin ndërkombëtar. “Demokracia del nga zgjedhjet. Nëse nuk i lejon qytetarët të votojnë lirshëm dhe ndershëm, atëherë nuk ka demokraci,” u shpreh Vokshi, duke argumentuar se që nga viti 2013, kryeministri Edi Rama nuk ka organizuar asnjë proces zgjedhor të lirë.
Zgjidhja e propozuar nga opozita është një qeveri teknike ose kujdestare, duke marrë si model rastin e Maqedonisë së Veriut, ku një mekanizëm i tillë u implementua për të dalë nga kriza politike. Vokshi pohoi se faktori ndërkombëtar është tashmë i ndërgjegjshëm për situatën në Shqipëri dhe se “kambana e alarmit po bie në të gjitha institucionet ndërkombëtare”.
Një shtysë e re për protestat ka ardhur nga zhvillimet e fundit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vokshi u shpreh se SPAK më në fund ka vepruar, duke kërkuar heqjen e imunitetit të saj. Akuzat, sipas deputetes, përfshijnë ndërhyrje në tendera dhe abuzime që kapin vlerën e 1.1 miliardë eurove, duke nisur nga tenderi për tunelin e Llogarasë.
Opozita pretendon se kryeministri Rama qëndron pas të gjitha aferave korruptive dhe se po tenton të pengojë drejtësinë përmes një amendamenti që synon t’i sigurojë vetes “super imunitet”.
Në këtë kontekst, kërkesa për një qeveri teknike mbetet kushti i panegociueshëm i opozitës, e cila e sheh atë si hapin e parë dhe të domosdoshëm për rivendosjen e legjitimitetit dhe llogaridhënies në vend.
Është ajo që Partia Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, ka premtuar. Kemi premtuar protesta të vazhdueshme. Protesta të shpeshta, të vazhdueshme, ë, si lokale dhe edhe kombëtare. Menjëherë mbas zgjedhjeve, Partia Demokratike nëpërmjet Task Forcës së saj, të ngritur brenda Partisë Demokratike, mori disa muaj për të investiguar, për të hetuar dhe për të raportuar për krimin elektoral. Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara, të devijuara, të dhunuara. Dhe për disa muaj Partia Demokratike, bëri atë që premtoi.T’i tregonte jo vetëm kombëtarëve, por dhe ndërkombëtarëve, atë çka ndodhi para 11 majit dhe pas 11 majit. Unë besoj që këtë detyrë dhe këtë premtim ndaj qytetarëve, transparencën për atë sa kemi mundur, për atë çka ka ndodhur para dhe gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ne tashmë e kemi mbajtur.
Dhe sigurisht, kush ka qenë objektivi kryesor dhe kush mbetet objektivi kryesor strategjik i Partisë Demokratike? Për aq kohë sa që në 2013-ën deri më sot, Edi Rama nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe objektivi i parë i çdo proteste të organizuar nga Partia Demokratike është të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët. Pse? Sepse demokracia del nga zgjedhjet. Demokracia është votë. Nëse nuk i lejon qytetarët e tu që të votojnë lirshëm, të votojnë ndershëm, atëherë nuk ka demokraci në Shqipëri. Dhe këtë ja kemi dalë që t’ia dëshmojmë, t’ia tregojmë edhe faktorit ndërkombëtar. Tashmë, unë besoj që, në mos 100%, po 90 ose mbi 90% e faktorit ndërkombëtar, tashmë e ka të qartë Po. se kush është Edi Rama dhe se si i ka manipuluar zgjedhjet Edi Rama.
Nesër bashkë me disa kolegë të mi do jemi në Bruksel, ë, do kemi një mision të, të Partisë Popullore Europiane këtë javë që vjen në Shqipëri, duke pasur parasysh që javën që shkoi ishte dhe një, dhe një mision i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Pra, është kambanë alarmi, po bie kambana e alarmit në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ë, dhe në të gjitha organizimet politike të partive, jo vetëmtë qendrës së djathtë, por edhe të majtë. Objektivi kryesor i protestave është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por a ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën? Nuk ka. Ndaj kush është kërkesa e Partisë Demokratike? Qeveri e, qeveri teknike, apo caretaking government, siç është edhe modeli i Maqedonisë. Nuk po kërkojmë modele të vendeve të zhvilluara, po kërkojmë një model siç e kanë vendet e rajonit.
Patjetër që korrupsioni i Belinda Ballukut, që nuk është një gjë e re, të gjithë e kanë ditur, gjithë shqiptarët e kanë ditur, po tashmë më së fundmi, edhe SPAK-u vendosi që të, ta, që publikisht të, të kërkonte me një kërkesë në parlament, të dërgonte dosjen për Belinda Ballukun, që deri më sot, pavarësisht ë, asaj që ishte në dijeni dhe pavarësisht kallëzimeve të njëpasnjëshme nga Partia Demokratike, SPAK-u nuk ishte afruar tek Edi Rama. Tashmë, SPAK-u po afrohet, po e rrethon, si të thuash, Edi Ramën. Po i afrohet te njerëzit që ka afër Edi Rama. Me kërkesën që çoi në parlament për heqjen e imunitetit, duke i argumentuar Këshillit të Mandateve dhe Parlamentit që është e domosdoshme menjëherë të hiqet imuniteti i Belinda Ballukut.
Pse? Për ndërhyrjen në tendera, për barazinë në tendera dhe rrjedhimisht abuzimin dhe korrupsionin në tendera, duke filluar nga, nga tuneli i Llogarasë, dhe duke i shtuar edhe 10 apo 11 akuza të tjera, që në total bëjnë 1.1 miliardë euro abuzime nga Belinda Balluku, të siguroj që janë shumë më tepër se kaq abuzime nga Belinda Balluku që ka pas Edi Ramën. I kërkoi pra që t’i hiqet imuniteti. Sigurisht, Edi Rama është pas të gjitha aferave korruptive. Dhe me pengesën që i bëri për javë e javë të tëra parlamentit, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, dhe sidomos me amendimin që ka çuar tashmë zyrtarisht në parlament, për, për sigurimin e super imunitetit të Edi Ramës, pra, bëhet për Edi Ramën, jo për Belinda Ballukun, po për Edi Ramën, praktikisht është një amendim që bëhet për emra të veçantë.
