Kemi edhe nga këto “shqiptarë”! Marku e ndryshon emrin shqip në sllav, tani quhet Zhivko

Një rrëfim tronditës vjen nga Mark Geci nga Tropoja, i cili kaloi vite të errëta në burgjet e regjimit komunist pasi u përpoq të arratisej nga Shqipëria.

I kapur dhe i dënuar, ai përjetoi nga afër represionin e një kohe që la plagë të thella në shumë familje shqiptare.

Por ajo që sot ka ndezur debat është deklarata e tij e fundit: ai thotë se ka refuzuar të mbajë më emrin shqiptar, duke akuzuar se shqiptarët janë bërë armiq të vetvetes.

Tani ai prezantohet me një tjetër emër – një zgjedhje që, sipas tij, simbolizon një shkëputje të plotë nga e kaluara.