Gazetari Artur Çani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “360 Gradë”, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka një vëlla nga një martesë e mëparshme e të atit.
Sipas Çanit, babai i kryeministrit, Kristaq Rama, ka qenë i martuar me një shtetase ruse dhe nga ajo martesë ka pasur një djalë. Ai theksoi se ekzistenca e një lidhjeje familjare nuk nënkupton automatikisht ndikim apo afërsi politike me Rusinë.
Deklarata u bë gjatë një debati mbi ndikimin rus në Shqipëri dhe akuzat për financime politike nga burime të huaja. Çani shtoi se çështjet familjare nuk duhet të përdoren si argument për të nxjerrë përfundime politike.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me këtë deklaratë.
