“S’BËHET GJAKU UJË- TË DJEGUR NGA MALLI, FAMILJA MULLA KTHEHET NË VENDLINDJE PAS 85 VITESH

Një histori që prek zemrën vjen nga fshati Baban në Devoll. Remzi Mulla, i larguar nga Shqipëria që në moshën 2-vjeçare, është rikthyer në vendlindje pas plot 85 vitesh, i shoqëruar nga familja e tij e krijuar në Australi.

Teksa shkel në gurët e shtëpisë ku ka lindur, emocionet e pushtojnë. Edhe pse kujtimet janë të pakta, ndjenja e përkatësisë mbetet e fortë. Fshati nuk ka ndryshuar shumë – të njëjtat shtëpi të vjetra, të njëjtat rrugë, e po ajo frymë që mban gjallë rrënjët.

Djali i tij, Drini, që e ka vizituar Shqipërinë disa herë, shprehet me krenari për origjinën e tij shqiptare. “Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtetë jemi shqiptarë”, thotë ai, duke theksuar dashurinë për vendin e të parëve.

Një histori që na kujton se, pavarësisht distancës dhe viteve, lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë.