Juristja e njohur kosovare Xhezide Selimi ka vendosur të ndryshojë emrin e saj në Zana.
E ftuar në emisionin Çikat n’Fokus, ajo u shpreh se dëshiron të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Sipas saj, ky vendim lidhet me dëshirën për identitet dhe përfaqësim kulturor.
Selimi theksoi gjithashtu se emrin aktual e ka të trashëguar nga gjyshja, por ka vendosur që tashmë të identifikohet me një emër që, sipas saj, përfaqëson më qartë rrënjët shqiptare.
Vendimi i saj ka hapur diskutime në publik për identitetin, traditën dhe zgjedhjet personale.
