RRËFIMI I SHQIPTARIT QË SHPËTOI NGA MBYTJA ISH-PUNËDHËNËSIN E TIJ: I FTOHTI PO MË MPINTE, POR VAZHDOVA ME TË GJITHA FORCAT

Hyri në ujërat e akullta për të shpëtuar një jetë… dhe vetëm më pas kuptoi se kë kishte nxjerrë nga makina.

Elton Zefi, 32 vjeç, që punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, pa një makinë të përfunduar në kanalin Battaglia. Brenda saj, një burrë i bllokuar, në rrezik mbytjeje.

Pa hezituar, hoqi xhaketën dhe pantallonat dhe u fut në ujë.

U përpoqën të thyenin xhamin. Tentuan të hapnin çatinë. I ftohti po i mpinte trupin, krampat po i bllokonin këmbët. Për një moment mendoi të dorëzohej.

Por provoi edhe një herë.

Me të gjitha forcat që i kishin mbetur, arriti ta nxjerrë burrin nga makina dhe ta çojë në breg – të sigurt dhe të gjallë.

Vetëm atëherë kuptoi se kishte shpëtuar ish-punëdhënësin e tij, sipërmarrësin Giuseppe Salvalajo.

Një gjest që nuk kërkon tituj të mëdhenj. Thjesht kujton se guximi dhe humanizmi ekzistojnë ende.

Respekt. 🙏