Alarm në Luginë! Pretendimet për një plan të qëllimshëm për shpopullimin e Luginës së Preshevës kanë ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik dhe në qarqet politike shqiptare.
Mes akuzave për presion administrativ, pasivizim adresash dhe diskriminim institucional, çështja ka kapërcyer kufijtë rajonalë.
Tashmë, sytë janë drejtuar nga Uashingtoni, ku anëtarë të Kongresit Amerikan po kërkojnë sqarime dhe vëmendje të shtuar ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
A po hyn çështja në një fazë të re ndërkombëtarizimi? Dhe cilat janë rrënjët historike të kësaj përballjeje që vazhdon prej dekadash?
