Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje debatet për drejtësinë, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me periudhën e qeverisjes së Sali Berishës.
Në një reagim të fortë për pushtetin gjyqësor, Rama kujtoi sulmet publike që, sipas tij, Berisha i ka drejtuar dikur institucioneve të drejtësisë, ndërsa sot – thekson ai – kritikat ndaj tij shoqërohen menjëherë me reagime nga gjyqtarë dhe prokurorë.
Kjo deklaratë ka hapur një tjetër front përplasjesh politike rreth rolit të drejtësisë dhe standardeve të reagimit ndaj figurave të pushtetit.
