Një artikull që pretendonte një “video intime” që i atribuohej zv.kryeministres shqiptare Belinda Balluku u publikua dhe më pas u hoq nga portali mediatik që e botoi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në media dhe në rrjete sociale.
Artikulli u botua nga faqja Exxtra24.at me bazë në Austri. Me titullin “Akuza ndaj zëvendëskryeministres: video seksuale, tensione politike dhe hetime tronditin Tiranën”, artikulli referonte se në rrjete dhe grupe online po qarkullon një video e Ballukut me përmbajtje private. Artikulli ‘bazohej’ në një shkrim gjithashtu të pazabuar i publikuar nga portale në Tiranë.
Portali përdori formulime të tilla si “raportohet se” dhe “sipas burimeve jozyrtare”, duke nënvizuar se autenticiteti i materialit dhe identiteti i personave në video nuk ishin konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.
Artikulli gjithashtu përmendte se ky filmim është përdorur për shantazh dhe favore në atë që paraqitej si “tension politik në Tiranë”.
Aetikulli u përfshi në raportimet e disa mediave shqiptare dhe pas këtyre raportimeve ai nuk është më i disponueshëm në faqen origjinale të Exxtra24.at. Duket se tashmë ai është fshirë nga platforma.
Nuk ka njoftime nga portali Exxtra24.at mbi arsyet për heqjen e artikullit.

Redaksia e DITA u interesua lidhur me origjinën dhe pronësinë e këtij portali mediatik. Sipas informacioneve, Exxtra24.at është një portal lajmesh online që nisi publikimin më 13 janar 2025.
Ai u themelua nga një ekip mediatik austriak, me Markus Posset si botues/drejtor dhe fillimisht Richard Schmitt si redaktor kryesor. Posset është një sipërmarrës mediatik austriak dhe konsull nderi i Shqipërisë në Austri.
Portali ka pasur bashkëpunime me figura mediatike, p.sh. Mat Schuh, një kolumnist austriak që shkruan opinionet e tij javore.

Markos Posset, themeluesi i portalit mediatik që publikoi artikullin e pambështetur në fakte kundër Belinda Ballukut, ka njohje dhe madje miqësi me kryeministrin Edi Rama. Njohja mes tyre konfirmohet edhe nga kjo fotografi që sjell Prapaskena ku Posset shfaqet në krah të Ramës, me sa duket në Vjenë, ku kryeministri i ka hedhur dorën në qafë Posset.
A ka lidhje shkrimi kundër Ballukut nga portali i Posset me foton e Ramës me Posset?!
