Historiani i famshëm amerikan Justin McCarthy dëshmon: “62 % e shqiptarëve etnik në Ballkan janë vrarë ose dëbuar nga Aleanca Krishtero Ortodokse e Ballkanit 1821-1922”

Një nga historianët më të njohur amerikanë, studiuesi i çështjeve ballkanike Justin McCarthy, ka sjellë në vëmendje një nga kapitujt më të errët dhe më pak të diskutuar të historisë së Ballkanit.

Sipas analizave dhe studimeve të tij mbi spastrimet etnike dhe lëvizjet demografike në rajon, gjatë periudhës 1821–1922 shqiptarët përjetuan një tragjedi të përmasave të mëdha historike. McCarthy thekson se rreth 62% e shqiptarëve etnikë në Ballkan u vranë, u dëbuan ose u detyruan të largohen nga trojet e tyre, si pasojë e konflikteve dhe politikave të ndjekura nga shtetet e formuara mbi aleanca fetaro-kombëtare ortodokse.

Sipas tij, procesi i krijimit të shteteve të reja ballkanike nuk ishte vetëm një projekt politik, por edhe një transformim i dhunshëm demografik, ku shqiptarët u kthyen në objekt spastrimesh sistematike, masakrash dhe dëbimesh masive. Nga Epiri dhe Çamëria, deri në Sanxhak, Maqedoni dhe trojet e sotme të Serbisë jugore, komunitete të tëra shqiptare u zhdukën ose u shpërndanë me forcë.

Historiani amerikan ngre gjithashtu një debat të fortë mbi rolin e fuqive evropiane të kohës, duke argumentuar se Evropa shpesh qëndroi në heshtje ose mbështeti indirekt ndryshimet territoriale, edhe kur ato shoqëroheshin me dhunë ndaj popullsisë shqiptare. Kjo periudhë, sipas McCarthy, përbën një nga tragjeditë më të mëdha demografike të popullit shqiptar, e cila ende nuk ka marrë vëmendjen dhe njohjen ndërkombëtare që meriton.