Berisha: Agjentë të infiltruar mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama

Kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi hedhjen e molotovëve të protestuesve drejt shtëpisë së ish dikatorit Enver Hoxha. Në një prononcim për median nga oborri i selisë PD, Berisha tha se agjentë të infiltruar mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.

Pjesë nga deklarata

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese.

E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave. Por, Edi Rama nuk banonte aty miq.

Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut. Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.

Kjo është e vërteta. Për sqarim. Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore. Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.