Krahas punonjësve të Policisë së Shtetit, oligaku Bashkim Ulaj ka agazhuar edhe kompaninë e sigurisë BREÇANI R.O.S.P. të ish-drejtuesit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, kundër banorëve të Rrjollit, të cilëve Ulaj u ka grabitur dhe zaptuar me forcë pronat e ligjshme dhe të konfimuara me vendime gjykatash, për të ndërtuar një resort privat. Mercenarë të Erzen Brençanit, i arrestuar si grup kriminal dhe që ka përlarë 50 milionë euro tendera publikë, kanë sulmuar ditët e fundit banorët e Rrjollit, të cilët po mbrojnë pronat e tyre, të trashëguara brez pas brezi, nga zaptuesi Bashkim Ulaj.
Ditën e djeshme, në përlasjen e radhës mes policisë dhe banorëve për resortin e Bashkim Ulajt, u shfaq edhe një grup mercenarësh të Erzen Breçanit, të cilët sulmua banorët e Rrjollit, duke angazhuar edhe qen pitbull. Ndërkaq, këto pamje tregojnë një prej punonjësve të sigurisë private të punësuar nga Ulaj, rekrutuar nga Erzen Breçani, i cili ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij.
VIDEO E PARË
Ky moment ka tensionuar më tej situatën që ka çuar dhe në përplasjen e banorëve me policinë dhe sidomos me punonjësit e BREÇANI R.O.S.P. Pas përplasjeve, mercenarët e Erzen Breçanit, i arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Ervin Matës, janë shfaqur me përforcime me qen pitbullë.
VIDEO E DYTË
Përplasjet mes banorëve të Rrjollit dhe policisë sa vijnë dhe bëhen më të ashpra dhe shkak për këtë prej gati 1 muaj është bërë resorti që ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton në zonë. Banorët pretendojnë se toka është pronë e tyre, se dokumentet janë falsifikuar nga Bashkim Ulaj dhe për këtë është ende i hapur një proces i gjatë gjyqësor.
Erzen Breçani u arrestua si grup kriminal
ë nëntor të vitit 2023, me kërkesë të SPAK u arrestua ish-drejtuesi i Policisë Tiranë, Erzen Breçani, në kuadër të dosjes Metamorfoza 2, ku në kërkim u shpallën edhe djali i tij Eralbi Breçani si dhe Ervin Mata për trafik ndërkombëtar kokaine, grup kriminal, pastrim parash dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Breçani, i cili sapo Sali Berisha humbi zgjedhjet në 2013 bëri thirrje për përmbysjen e Edi Ramës, pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli dhe se vuante nga klaustrofobia. Në muajin shkurt 2024, ish-zyrtari i lartë i policisë u dërgua në spitalin e burgut pasi deklaroi se kishte frikë nga ambientet e mbyllura.
I akuzuar për pastrim parash, Erzen Breçani u lirua nga qelia në korrik të vitit 2024, duke u lënë në arrest shtëpie. Krahas mbështetjes ndaj Sali Berishës, daljeve si opinionist në TV dhe pastrimit të parave të drogës, Erzen Breçani kishte dhe ka futur dorën në buxhetin e shtetit, përmes kompanisë BREÇANI R.O.S.P., kamufluar në emrin e vëllait Fatbardh Breçani.

Kompania e sigurisë fizike BREÇANI R.O.S.P., themeluar në prill 2005, ka si administrator dhe pronar Fatbardh Breçani, vëllai i Erzen Breçanit. Për shkak të lidhjeve politike dhe klienteliste, ka dyshime të forta se pronari real i kompanisë është Erzen Breçani, ndërsa i vëllai pronar në letra dhe maskë e tij.
50 milionë euro tendera publikë
Nga viti 2013 deri më sot, kompania e Breçanit ka marrë mbi 50 milionë euro para publike, përmes tenderave të dyshimtë dhe të paracaktuara, kryesisht në bashkëpunim me kompaninë e Safet Gjicit, kamufluar gjithashtu përmes vëllait. Në 19 janar 2026, Breçani ka marrë tenderin e funsit nga Ujësjellësi i Tiranës me vlerë rreth 2.2 milionë euro, me ofertë fituese gati sa fondi limit, me pazar në tavolinë dhe në formë të dyshuar korruptive.

Gjatë kohës kur Erzen Breçani ishte në burg dhe më pas në arrest shtëpie, në llogarinë e kompnisë së tij kanë kaluar miliona euro para publike, në zbatim të kontratave të dyshuara korruptive me disa institucione publike. Një tjetër tender me vlerë 700 mijë euro, gjithnjë me pazar në tavolinë, e ka marrë nga UKT tre ditë para se të arrestohej nga SPAK për pastrim parash.

Përmes kompanisë BREÇANI R.O.S.P., Erzen Breçani kontrollon dhe ka në pronësi HEC Drita Energy, mbi lumin e Gashit, dega e lumit Valbonë. Hidrocentralin e ka ndërtuar në vitin 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. Administrator i hidrocentralit është Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Eralbi Breçani është kunati i Ervin Matës, i konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj shqiptarë të kokainës. Që të dy janë shpallur në kërkim nga SPAK-u si pjesë e grupit kriminal, i cili dyshohet se drejtohej nga Ervin Mata.
Dosja e SPAK tregon se paratë kokainës së Ervin Metës dhe Eralbi Breçanit janë investuar në hidrocentralin e Erzen Breçanit, me administrator pikërisht djalin e tij Eralbi Breçani. Vetëm në një rast palët flasin për t’i kaluar Erzen Breçanit 500 mijë euro përmes llogarisë së këngëtares Elvana Gjata. Nga ana tjetër, Erzen Breçani shfaqet si mentor dhe këshilltar i djalit të tij në trafikun e kokainës.
Ndërkaq, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, me vendim Nr. 9, datë 21 dhjetor 2021, i ka hapur rrugë shitjes së prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Drita Energy” tek OSHEE-s me negocim direkt pa garë nëpërmjet KESH-it, vlera vjetore e së cilës arrin në 6 milionë euro.
Erzen Breçani është lejuar të zaptojë dhe 1.3 hektarë sipërfaqe park kombëtar, me tepër se harta e projektit të HEC-it, ku ishte bërë gati të ndërtonte një agro-resort.
Paratë publike janë bashkuar me para kokaine, duke u investuar në pasuri të paluajtshme. SPAK ka idetifikuar disa pasuri, produkt i aktivitetit kriminal, për të cilat ka kërkuar që të sekuestrohen. Me pasurive përfshihen edhe hidrocentrali, Drita Energy, i cili është sekustruar me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.

