Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë dramatike, pasi Bahreini u përfshi nga shpërthime të fuqishme pas sulmeve me raketa të ndërmarra nga Irani ndaj objektivave ushtarake amerikane në vend.
Dëshmitarë raportojnë panik dhe flakë që përfshinë zonat pranë kryeqytetit Manama, ndërsa sirenat e alarmit dhe sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë.
Sulmet vijnë si pjesë e përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke ngritur frikën se rajoni po afrohet drejt një përplasjeje shumë më të gjerë me pasoja globale.
