Interesi e Shkëlzenit për truallin! Hipoteza pse Berisha sulmoi vilën e Enverit

Nuk ka ende një motiv të qartë se pse Sali Berisha sulmoi ish vilën e Enver Hoxhës në ish Bllok me grupin e molotovit, i përbërë nga mercenarë me pagesë, përfshirë edhe të mitur. Hipotezat për motivin shtohen kur Sali Berisha dhe PD-ja kanë artikuluar të paktën tre versione të ndryshme për sulmin; se aty kishte jetuar Enver Hoxha, se disa të infilturar të policisë kishin gënjyer grupin e molotovit se aty brenda ishte Edi Rama dhe se vila duhej djegur për t’u kthyer truallin pronarëve.

Disa nga hipotezat e shkakut të uryshit ndaj ish vilës së Enver Hoxhës janë;

1. Vila u sulmua për t’a shkrumbuar me qëllim kthimin e pronës tek disa ish pronarë të pretenduar me letra false dhe të lidhur me Shkëllen Berishën, ashtu siç u tjetërsua ish Klubi Partizani nga dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi, duke përdorur si fasadë disa ish pronarë të pretenduar dhe shtetin për finalizimin e procedurave të posedimit të pronës shtetërore.

2. Vila u godit për të sulmuar grupin francez brenda saj si hakmarrje ndaj Francës, e cila konsiderohet përgjegjëse nga opozita shqiptare se përmes revulucionit francez të 1800 ka formuar më vonë politikanë të majtë duke nisur nga Enver Hoxha dhe përfunduar me Edi Ramën, duke shtypur të djathtën shqiptare dhe sunduar për 66 vite në Shqipëri, 45 PPSH dhe 21 PS.

3. Vila u sulmua pasi Berisha ishte informuar se brenda saj ishin 20 amerikanë, duke u hakmarrë kështu ndaj SHBA-ve për shpalljen nongrata të tij dhe Familjes për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

4. Të infilturar të policisë kishin gënjyer grupin e molotovit se aty brenda ishte Edi Rama, një rast ky i rrallë për t’a ‘eliminuar’ duke e goditur me fishekzjarre dhe molotov.

5. Përmes djegies së vilës Sali Berisha ka synuar asgjësimin e fotografive të tij me Nexhmije Hoxhën, Enver Hoxhën dhe fëmijët e tyre, foto të cilat mund të kenë mbetur brenda vilës si atraksion për të huajit.

6. Tentativë për të kriminalizuar PD-në duke e tërhequr drejt një hullie dhune, me qëllim dënimin dhe sanksionimin e mundshëm të partisë nga SHBA-BE, çka do të njësonte fatin e Sali Berishës dhe familjes së tij nongrata me fatin e Partisë Demokratike.

7. Vila u sulmua me molotov nga opozita e ‘djathtë’ si simbol i regjimit komunist, pasi në një pjesë të saj ka jetuar ish diktatori Enver Hoxha.