Intervista e Albano Bogdo në Grida Duma Podcast solli jo vetëm rrëfime personale, por edhe një episod plot humor për reagimin e mamasë së tij ndaj ftesës në studio.
Me batutën karakteristike, Bogdo tregoi se e ëma nuk e priti mirë lajmin që do të ishte përballë Gridës.
“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk shkoi gjatë.
“Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.
Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast.
“I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës.’ Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”
