Çfarë po kurdisin Rama me Vuçiç? Gazetari gjerman zbulon planin e “errët”!

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik që lidhet me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Martens thekson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të prezantojnë një iniciativë të përbashkët. Sipas tij, kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, edhe pse jo të gjithë do ta mbështesin.

Detajet e plota mbi iniciativën do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në postimin e tij në X, Martens shkruan: “Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord.”