Në selinë e PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kjo mbledhje lidhet me përmbushjen e një pike të statutit të PS.
Sipas statutit çdo ndryshim në kabinetin qeverisës duhet ti paraqitet kryesisë.
Nuk përjashtohet mundësia edhe e diskutimit me kryesinë e një turi të vetë Edi Ramën nëpër qytete të vendit me bazën socialiste. / Top Channel
