“GODET’ Balla: Berisha, Ajatollahu i fundit në Europë, sulmoi vilën ku shkoi vetë!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së Tritan Shehut duke thënë se qëndrimi i Shqipërisë është bërë mjaft i qartë nëpërmjet deklaratave zyrtare të kryeministrit Edi Rama.

Balla gjithashtu e cilësoi Berishën si Ajatollahu i fundit i mbetur në Evropë duke paralelizuar luftën në Lindjen e Mesme me protestën e dhunshme të PD-së më 28 shkurt.

Balla tha se ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin Iranin, Berisha sulmoi vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha ndërkohë që brenda kishte artistë. Sot ajo vilë funksionon si qendër kulturore.