Tensionet në rajon po marrin një tjetër dimension të rrezikshëm. Ish-shefi i shërbimit sekret serb BIA dhe politikani serb Aleksandar Vulin ka bërë një deklaratë të fortë që ka shkaktuar reagime të menjëhershme.
Duke iu referuar operacioneve të shërbimit sekret izraelit Mossad kundër armiqve të tij, Vulin paralajmëroi se BIA mund të veprojë njësoj ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur tensionet politike mes Beogradit dhe Prishtinës.
Deklarata e tij ka ndezur debat të madh në rajon dhe po shihet si një tjetër shenjë e përshkallëzimit të retorikës mes Serbisë dhe Kosovës.
