Edit’h Harxhi: Sali Berishës ia kanë hequr non grata-n, shum shpejt do shkojë në SHBA!

Edit’h Harxhi ka deklaruar se shumë shpejt, kreu i demokratëve, Sali Berisha do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo këmbëngul se non grata për kreun e Partisë Demokratike është hequr.

“Nuk ka pasur asnjë provë për Berishën, sepse po të kishte prova do të ishte i dënuar nga Thesari amerikan. Berisha nuk eshte sanksionuar nga Thesari, per kete arsye ai mbetet akt administrativ”, tha ajo.

Më tej ajo tha: “Ka ndryshuar administrata amerikane, përqasja ndaj vendeve ka ndryshuar. Trump cdo ditë del dhe thotë që drejtësia në botë ka gjykuar kundërshtarët politike. Kjo ka ndodhur jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. FBI ka filluar një hetim për ndëshkimin e opozitave në Evropë”.