Hak pa marrë, gjak pa larë nuk ka/ Rama pas brekëve të policisë së maskarenjve, në minutat e fundit

Nga Petrit Vasili

Edi Rama sot është strukur si mi dhe mbahet pas një shprese të vetme, që është policia kafshërore. Çdo pushtetar në ditët e fundit të tij fshihet pas policisë dhe ushtrisë ashtu siç bëri edhe Partia e Punës në ditët e saj të fundit në vitet ’90.

Asgjë tjetër nuk i ka mbetur Edi Ramës përveç idiotëve të policisë me uniformë dhe naziskinëve civilë të maskuar, që lëshohen rrugëve me shkopinj, me skafandra, me gaz lotsjellës e bomba uji dhe dhunojnë qytetarët e varfër, të papunë dhe të pashpresë.

Tashmë Edi Rama është një i vdekur politikisht, që s’ka lënë budalla dhe ordiner pa futur e pa nxjerrë në qeverinë e tij, e cila është katandisur në një landfill, që riciklon çdo lloj plehre.

Shpërdorimi i policisë dhe i horrave pa uniformë me xhupa të zinj, që fshehin fytyrën ndërsa dhunojnë e rrëmbejnë protestues, janë prova se Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur popullit.

Me këto veprime kafshërore të policisë, Edi Rama ka stimuluar hakmarrjen legjitime dhe vetëgjyqësinë me çdo formë e mjet dhe ka polarizuar shoqërinë në ekstrem, duke e rënduar përditshmërinë e shqiptarëve vetëm e vetëm për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Përse rreh dhe dhunon policia?

Policia e bën këtë vetëm e vetëm që të mbrojë hajdutët me në krye kryeministrin, ndaj dhunon të vjedhurit dhe të plaçkiturit, që janë qytetarët e thjeshtë.

Edi Rama përfaqëson sot një bandë armiqësore puçiste, që ka pushtuar zyrat e shtetit dhe plaçkit taksat e shqiptarëve dhe votat e tyre përmes miliardave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Edi Rama është sot peng i kësaj policie dhe naziskinëve xhupzinj, që komandohen nga maskarenj të inkriminuar në krye të policisë dhe që janë shërbëtorë dhe gjymtyrë të krimit, të cilit i japin informacione dhe e mbështesin hapur.

Shikojini veprimet kafshërore të policisë dhe mos harroni se janë po këta pisa, që nxjerrin njerëzit me dhunë nga pronat e tyre, përfshirë edhe socialistët, që i kanë votuar.

Kur maskarenjtë, hajdutët dhe kriminelët qeverisin, s’ka asnjë qytetar që mund të jetë i qetë në punën dhe shtëpinë e tij, pavarësisht se kë ai voton.

Edi Rama pas brekëve të policisë së maskarenjve i ka ditët të numëruara, por vetëm duhet të mos harrojë se po e rëndon shumë e më shumë faturën e vetes dhe të policisë që po përdor.

Edi Rama duhet të mos harrojë kurrë shprehjen e popullit, që thotë: “Hak pa marrë dhe gjak pa larë nuk ka në këtë botë.”