Deklarata e fortë e avokatit të njohur Zaçe Islami ka ngritur alarmin në opinionin publik. Duke folur në emisionin Vip Magazine, ai paralajmëroi se Serbia po pret momentin e duhur për të goditur, duke theksuar se situata në rajon është më e tensionuar se kurrë.
Sipas Islamit, shqiptarët nuk duhet ta nënvlerësojnë rrezikun, pasi zhvillimet e fundit mund të çojnë në një përshkallëzim të madh të konfliktit. Ai bëri thirrje për vigjilencë dhe masa urgjente, duke paralajmëruar se nëse ndodh një përplasje e tillë, rajoni mund të përballet me një luftë të fortë dhe pasoja të rënda.
