E FUNDIT/ Droni iranian godet Aeroportin e Nakhchivan në Azerbajxhan

Alarm në Kaukaz! Një dron iranian raportohet se ka goditur Aeroportin e Nakhchivan në Azerbajxhan, duke ngritur tensionet në rajon dhe duke shkaktuar reagime të forta nga autoritetet.

Sipas burimeve të para, shpërthimi ka ndodhur pranë pistës së aeroportit, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për incidentin që mund të përshkallëzojë situatën në rajon.

Ende nuk dihet nëse ka viktima, por ngjarja po shihet si një zhvillim shumë i rrezikshëm në raportet mes Iranit dhe Azerbajxhanit.