“Kush janë?” – Me këtë pyetje tronditëse, ish-ministri Sandër Lleshaj ka hedhur dyshime të forta mbi praninë e personave të infiltruar në mediat shqiptare.
Në një deklaratë që ka ngritur shumë debat, ai paralajmëron se disa individë mund të jenë të lidhur me interesa të huaja, madje duke përmendur mundësinë e ndikimit iranian në informimin publik. Lleshaj thekson se këto zhvillime duhet të hetohen seriozisht nga institucionet, pasi sipas tij siguria kombëtare dhe transparenca e mediave janë në rrezik.
