Seanca plenare u përfshi nga tensione të forta pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të votuar dekretet e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj.
Menjëherë pas kësaj kërkese, Sali Berisha së bashku me deputetët e Partisë Demokratike u ngritën dhe bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë dhe ndërprerje të debatit parlamentar. Situata u tensionua mes palëve, ndërsa opozita kundërshtoi procedurën dhe kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit.
