VIDEO/ “Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare,” Zeqineja i kthehet Flamur Nokës: Ty vetëm Gazi të vjen hakut! Jepi llogari kolegut tënd

Pasi iu përmend emri, deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës. Ajo akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.

Zegjine Çaushi: Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj.