Pas Llaban Baba Vangës, zonja Pretenca vulos fatin e zi të Edi Ramës nga TV Zeni në raport me SPAK-un

Që në banaqet televizive artikulohen lloj-lloj dokrrash, trapllëqesh dhe marrëzirash nga derdimenë, gagarelë, pseudoanalistë, madje edhe nga ndrikulla të pudrosura mediatike që zgjohen me krimin, kjo tashmë është kthyer në një epidemi, e cila po minon besimin e publikut tek mediat dhe dëmton edhe gazetarët seriozë. Zakonisht mufkat që lëshohen në ‘qoftoret’ televizive pa asnjë përgjegjësi, respekt për të vërtetën, publikun dhe fytyrën e vetë artikuluesit, gjithnjë ‘sipas burimeve të pashtershme’, kalojnë pa u vënë re.

Por nuk ndodh kështu me dy llahinga të kronikës së zezë, të cilat parashikojnë dhe vulosin fatin e zi të Edi Ramës në sofrat e darkës mediatike. Pas ‘gazetares’ Anduena Llabani, e njohur si Llaban Baba Vanga, e cila parashikoi që Edi Rama do të udhëntonte shoqëruar me avokat drejt SHBA në 20 shkurt 2026 pasi e kishte punën pisk me drejtësinë amerikane, është shfaqur gazetarja Klodiana Lala, e njohur si zonja Pretenca, e cila vulosi nga banaku i TV Zenit fatin e zi të Edi Ramës në raport me drejtësinë, ku harroi pa i caktuar vetëm masën e dënimit, pra vitet e burgut.

Sipas zonjës Pretenca kryeministri Edi Rama do të merret i pandehur nga SPAK brenda vitit 2026. “E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026“, tha zonja Pretenca në Tv Zeni.

Megjithatë, zonja Pretenca është më e kujdesshme se sa Llaban Baba Vanga, e cila vijon të këmbëngulë se Edi Rama është përballur me drejtësinë amerikane në 20 shkurt 2026, gjithnjë sipas burimeve të saj.

Nuk është hera e parë që Llabanin e ‘tradhtojnë’ burimet e sigurta. Në 17 dhjetor 2025, tha se Edi Rama do të thirrej në SPAK deri në fund të dhjetorit. Po në 17 dhjetor 2025 tha se SPAK ka gjetur 20 milionë USD në emrin e Belinda Ballukut. Pothuajse sa herë shfaqet në mejhanet televizive ‘informon’ për zhvillimet të rëndësishme dhe bombastike, me data konkrete, duke sfiduar edhe Baba Vangën. Kjo nuk është gazetari. Madje as kazan dhe tenxhere siç thotë Edi Rama. Kjo është një llumnajë që vështirë t’i vësh emër.