A po ndryshon në heshtje gjuha shqipe? Forma si “shpi” në vend të “shtëpi” apo “drit” në vend të “dritë” po përdoren gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale, media dhe komunikimin e përditshëm.
Disa e shohin këtë si thjesht ndikim të dialekteve dhe mënyrës së shpejtë të komunikimit, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se mund të jetë një deformim i standardit të gjuhës shqipe.
Çfarë po ndodh realisht me fjalorin tonë dhe a rrezikon standardi të ndryshojë? Në këtë analizë të RRËNJËT TONA, zbulojmë historinë, dialektet dhe debatet që po ngrihen rreth mënyrës si po flitet e shkruhet shqipja sot. 📚🇦🇱
