Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Frontline” në Report TV se fakti që influenca e Qeverisë mbi sistemin e drejtësisë është e dobët, vërtetohet nga humbjet e njëpasnjëshme të socialistëve në proceset e tyre gjyqësore, në të gjitha shkallët.
“Në të gjitha çështjet e tjera me subjekte politike – ministra, deputetë dhe drejtues të Partisë Socialiste – PS i ka humbur 100% të çështjeve në gjykata: në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.Pra, ose ne kemi gjykatën më të pavarur në planet, ose këta gjyqtarë nuk kanë asnjë presion konkret dhe ndihen të lirë në vendimet e tyre. Dhe ky është një lajm shumë i mirë: që qeveria i humbet çdo çështje penale përballë drejtësisë. Kjo ka treguar deri më sot se ka zero influencë. Çdo çështje e kanë humbur”,- tha Spahiu.
