Dr Bytyqi: I kam thënë Vjosa Osmanit se miqësia me Edi Ramën është e rrezikshme

Profesori Enver Bytyçi paralajmëron për ndikimin e Ramës në vendimet e fundit, duke vënë në dukje lidhjen e ngushtë me Osmanin.

Analisti dhe publicisti i njohur shqiptar, Enver Bytyçi, ka tërhequr përsëri vëmendjen me një paralajmërim të fortë mbi marrëdhëniet politike në rajon.

Së fundmi, ai ka publikuar një video ku shihen kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar simbolikisht lidhjet e tyre dhe ndikimin e mundshëm që këto bashkëpunime politike mund të kenë.

Në deklaratën e tij shoqëruese, Bytyçi thekson se “miqësia me Edi Ramën është e rrezikshme” dhe shprehet se ngjarjet e fundit konfirmojnë atë që ai kishte paralajmëruar më parë.