“Urgjente dhe me shum peshë” /Mbledhja me Ramën për Ballukun, Balla porosit deputetët…

Deputetët socialistë janë njoftuar prej kryetarit të tyre të grupit Taulant Balla për një pjesëmarrje të detyrueshme në mbledhjen neserme me Edi Ramen. .

Pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Parashikohet që dy raportet, ai i opozitës dhe shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes 12 Mars.

Burime nga shumica socialiste nuk e përjashtojnë mundësinë edhe te mbajtjes së një fjale në këtë seancë, nga vetë deputetja Belinda Balluku, përpara të gjithë deputetëve për të thënë të vërtetën e saj përballë kërkesës së lëshuar më 16 Dhjetor të vitit të shkuar prej prokurorëve të SPAK.

gijotina.com/