Çfarë ndodhi me mbi 10 mije shqiptarë ortodoksë të rregjistruar në Kosovë në 1943? Cili është fati i tyre? Dokumentat!

Deri në gjysmën e parë të shekullit XX, në Kosovë ka ekzistuar një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh të besimit ortodoks, të cilët në shumë zona flisnin shqip dhe ruanin tradita shqiptare. Historianë dhe studime të ndryshme tregojnë se në disa fshatra të Kosovës ata përbënin madje një pjesë të madhe të popullsisë.

Por pas Luftës së Dytë Botërore ky komunitet filloi të zhdukej gradualisht nga statistikat dhe nga jeta publike. Shumë prej tyre u asimiluan dhe u regjistruan si serbë, të tjerë humbën gjuhën shqipe, ndërsa një pjesë u shpërngul ose u integrua në komunitete të tjera. Historianë të ndryshëm theksojnë se presioni politik, ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe ndryshimet demografike në Kosovë ndikuan që mijëra shqiptarë ortodoksë të humbnin identitetin e tyre etnik gjatë shekullit XX.

Sot, kjo histori mbetet pak e njohur dhe shpesh e debatueshme. Dokumente, regjistrime të vjetra dhe dëshmi lokale tregojnë se në disa zona të Kosovës dikur ekzistonin fshatra të tëra me shqiptarë ortodoksë, një kapitull i historisë që ende kërkon studim dhe dokumentim të thellë.

Në këtë dokumentim do të shqyrtojmë faktet historike, dëshmitë dhe arsyet pse ky komunitet pothuajse u zhduk nga Kosova.