Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm për infrastrukturën rajonale, duke deklaruar se projekti i hekurudhës që do të lidhë Prishtinën me Durrësin ka marrë dritën jeshile.
Sipas Ramës, studimi i fizibilitetit tashmë është përfunduar dhe është arritur marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për realizimin e këtij projekti madhor.
Linja hekurudhore pritet të përfshijë 14 tunele dhe 43 ura, duke u cilësuar si një ndër projektet më ambicioze që do të lidhë Kosovën me portin e Durrësit dhe do të forcojë ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik dhe infrastrukturor mes dy vendeve.
