“Balluku më ka lidhur në karrige dhe më tha do të vrasë”, Rama flet për dëshminë tronditëse

Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Belinda Ballukut, duke çuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj pasi Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra.

Rama thotë se SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë.

Rama tha se kjo nuk ishte një provë e re, por SPAK e nxori pas vendimit të kushtetueses, duke thënë se erdhi në Kuvend dhe kërkoi kokën e një zgjedhuri me muhabete telefoni.

SHIKONI VIDEON KËTU