Lufta në Iran duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe frika për përfshirjen e vendeve të tjera po rritet.
Analisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të prekë edhe rajonin tonë.
Sipas tij, nëse situata përkeqësohet, të rinjtë shqiptarë mund të përfshihen në luftë si pjesë e aleancave ndërkombëtare, një skenar që ka ngritur debat të madh në opinionin publik.
Deklarata e tij u bë gjatë një analize televizive ku ai foli për zhvillimet gjeopolitike dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.
